Maskë me çokollatë të zezë

Maskë me çokollatë të zezë
Të gjithë e duam çokollatën, por kësaj here nuk duhet ta hani, por ta përdorni në fytyrë. Për këtë maskë, ju duhen :

1 çokollatë e zezë mesatare;

1 filxhan kafeje me qumësht;

3 lugë gjelle kripë e jodizuar.

Bashkoni fillimisht qumështin me kripën dhe përziejini, derisa kjo e fundit të shkrihet. Çokollatën e zezë ndajeni në kubikë dhe kalojeni në banjëmari. Pasi ta hiqni nga zjarri, shtojini qumështin me kripë dhe lëreni të ftohet. Vëreni maskën në fytyrë dhe mbajeni 1 orë. Rezultati do jetë i shkëlqyer.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: