Maska japoneze me oriz, sekreti i fytyrës gjithnjë të re

Maska japoneze me oriz, sekreti i fytyrës gjithnjë të re
Japonezët janë të njohur si popull që jeton gjatë, e femrat nga kjo pjesë e botës, duken shumë të reja, madje edhe në vitet e vona. Sekreti i tyre është orizi. Orizi është i pasur me acid linolik, antioksidues ky shumë i fortë, që stimulon prodhimin e kolagjenit dhe ngadalëson shtimin e rrudhave ose i parandalon ato.

Për përgatitjen e kësaj maske, ju nevojiten tre përbërës:

3 lugë gjelle me oriz,

1 lugë gjelle me qumësht,

1 lugë gjelle me mjaltë.

Procedura:

Zieni orizin. Ujin në të cilin e keni zier orizin, lëreni anash. E përzieni orizin me qumësht, e më pas i shtoni mjaltin. Në fytyrë të pastër, aplikoni maskën. Atë pastaj e shpëlani me ujin, në të cilin e keni zier orizin.

Maska do ta bëjë lëkurën tuaj të hidratuar dhe të shëndetshme, do t’i pakësojë rrudhat, ndërsa antioksiduesit që gjenden në ujin në të cilin është zier orizi, ndikojnë dobishëm në lëkurën tuaj.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: