Masakra në Mat, humbet jetën një tjetër i plagosur, shkon në 3 numri i të vrarëve

Masakra në Mat, humbet jetën një tjetër i plagosur, shkon në 3 numri i të vrarëve
Ka humbur jetën edhe një tjetër prej të plagosurve në ngjarjen e Matit, që tashmë i ngjan një masakre, duke e çuar në tre numri i të vrarëve, ndërsa i katërti ndodhet i plagosur.

Jetëhumburi i radhës në Spitalin e Traumës quhet Hamit Buci, ndërsa më parë u konfirmua vdekja e Erzen Aliajt, i cili ishte nisur më herët me helikopter drejt Tiranës. Mbeti i vrarë në vendngjarje Mentor Hoxha.

Policia e Matit ka dhënë detajet e para për ngjarjen e orës 14:00 të ditës së sotme.

Sipas tyre, në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull ishin dëgjuar të shtëna me armë.

Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

“Paraprakisht dyshohet se shtetasi Kujtim Koxha, 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.

Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.

Rreth një orë pas ngjarjes, arrestohet autori i ngjarjes në fshatin Shëlli, Mat, ku mbeti i varë një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap në një urë në Burgajet.

Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie”, deklaroi zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: