Maradona sqaron deklaratën: Fjalët u keqinterpretuan

Maradona sqaron deklaratën: Fjalët u keqinterpretuan
Duhet se "zjarri" i ndezur mes Diego Maradonës dhe Lionel Messi është gati të shuhet përfundimisht, kjo pasi avokati i legjendës argjentinase, Matias Morla ka treguar se klienti i tij do të kontaktojë Lionel Messin për të sqaruar komentet e tij të diskutueshme.

"Maradona do të thërrasë Messin për të shpjeguar se çfarë ka dashur të thotë. Ai gjithmonë ka mbështetur skuadrën kombëtare. Messi nuk duhet të fajësohet për dështimin e tanishëm, por fjalët e Maradonës u keqinterpretuan."-tha Morla për programin Luis Novaresio Entrevista të "Amerika 24".

Mbetet për t'u parë nëse Messi do të pranojë thirrjen e Maradonës dhe nëse ata do të shuajnë mosmarrëveshjet mes tyre. .

Legjenda e Argjentinës ka kritikuar Messin dhe ka vënë në dyshim aftësitë e tij udhëheqëse brenda skuadrës Albiceleste, duke theksuar se ai shkoi në tualet 20 herë para ndeshjes.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: