Manjani, Veliajt: Nuk e kuptoj pse u turbullove, Akili nuk gjuajti thjesht shkroi në Facebook

Manjani, Veliajt: Nuk e kuptoj pse u turbullove, Akili nuk gjuajti thjesht shkroi në Facebook
Pas deklaratave të bëra nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se ishte turbulluar shpirtërisht nga akuzat e këshilltarit të djathtë Akil Kraja, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan: “Akili (Kraja) nuk e gjuajti me thembër Kryetarin e Bashkisë. Megjithatë ky i fundit qenka “turbulluar”...

U turbullua nga një status në Facebook. Vaj halli sikur të ishte goditur me thembër...

Akili u rreshtua kundër rritjes së çmimit të ujit.

Çka këtu për t’u turbulluar?!

Edhe unë isha për rritjen e tarifës së ujit, por nuk i turbullova nga statusi i Akilit! Më shumë u tmerrova nga merkato e këshilltarëve bashkiakë! Por edhe atë e harrova...

Se ç’faj kishte Akili nuk e mora vesh?!

Nëse Kryetarit të Bashkisë i duheshin dy kompjuter, do ja kishim bërë dhuratë. S’kishte pse mundohej deri në gjykatë! Shëmtoi publikisht edhe gjykatësen për hiçmosgjë!

Nejse tani s’bëhet më fjalë për statusin e Akilit, por për drejtësinë, thembrën e Akilit.

/l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: