Luftoni celulitin në kushte shtëpie

Luftoni celulitin në kushte shtëpie
Celuliti është makthi i shumicës së femrave. Për luftimin e celulitit është marrë një shkencë e tërë dhe kudo qarkullojnë receta premtuese me efekte zero. Ato pak kremra që bëjnë vërtet punë, janë të papërballueshme për xhepin e njerëzve të zakonshëm.

Për përgatitjen e kremit shtëpiak nevojiten vetëm dy përbërës, uthulla e mushtit dhe vaji i ullirit.

Uthulla e mushtit lidhet me humbjen e peshës, ndërsa thuhet se rrit dhe metabolizmin. Ajo është e pasur me vitamina A, B, C dhe D, ndërkohë që përmban fosfor, magnez, hekur dhe kalcium. Uthulla e mushtit njihet si luftues kyç i celulitit, prandaj dhe e hasni si përbërës në çdo krem trupi. Nga ana tjetër, vaji i ullirit veç vetive ushqyese që ka, e bën lëkurën shumë të butë dhe të lëmuar.

Përbërësit:

1 filxhan uthull mushti;

1/3 filxhan vaj ulliri.

Përgatitja:

Përzieni 3 filxhanë në madhësi mesatare me uthull mushti. me 1 filxhan në të njëjtën madhësi. me vaj ulliri. Raporti duhet të jetë gjithmonë 3 me 1. Aplikojeni në ato sipërfaqe që mendoni se janë problematike dhe bëni masazh të lehtë për rreth 10 minuta. Pastaj. shpëlahuni me ujë të vakët. Përsëriteni 5 herë në javë ose edhe çdo ditë. Brenda muajit do të shikoni ndryshime të mëdha.

Ushtrimi fizik dhe ushqyerja e ekuilibruar. luajnë rol kryesor në eliminimin e celulitit. Në rast se hani gjithçka dhe nuk lëvizni vendit, efektet e recetës së mësipërme. nuk do të jenë ato që prisni. Prandaj, në qoftë se nuk ushtroheni, mundohuni të konsumoni sa më pak yndyra dhe ëmbëlsira.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: