Lexoni sot, 10 Tetor 2018, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"

Lexoni sot, 10 Tetor 2018, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"
MERR FUND EPOKA E KAZINOVE DHE BASTEVE NË SHQIPËRI

Qeveria ndryshon ligjin, nuk do ketë më kazino dhe pikave bastesh në asnjë qytet. Rama: Nga 1 janari 2019 nuk do ngrihet më asnjë qepen për baste dhe kazino në asnjë zonë të banuar në 28 mijë km katrorë të vendit. Plan i ri dhe për lojërat online, mbyllje e menjëhershme mediave që i reklamojnë. Pezullohet dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Si u shndërrua në marrëzi kombëtare, dukuria që sundon në vendet e varfra dhe zhyt edhe më shumë familjet në kriza sociale. Absurdi, një vend me vetëm 2.8 milionë banorë, që ka 4 mijë pika bastesh sportive, ku veç 3 kompani janë të licencuara

 

OPINION

KODI I LUMËS DHE FJALA TIRANIKE

Nga FRROK ÇUPI

Shikoni çfarë ndodh në shoqërinë politike të ditës. Opozita (PD-LSI) ka paraqitur në Prokurori një kallëzim, kundër kryeministrit Edi Rama. Krimi që ka bërë Rama, është ky dhe ka të bëjë me fjalën: I ka thënë, përmes medias sociale, oficerit që hodhi bombën se, dhuna mbi një vajzë u fsheh nga Policia e Shtetit dhe pas kësaj, polici  u largua nga vendi. Tashmë nuk ka mbetur njeri në vendin tonë, që nuk është përfshirë në  historinë e vajzës Xhisiela në Fushë Krujë.

 

KOMENT

BETEJA "BABALE" PËR ELEKTORATIN GRI

Nga EDUARD ZALOSHNJA

Në botën e zhvilluar demokratike publikohen sondazhe të shpeshta të opinionit, për çështjet më të nxehta të momentit. Në Shqipëri, zakonisht publikohen sondazhe para zgjedhjeve. Kjo për dy arsye. Së pari, sondazhet janë relativisht të kushtueshme. Së dyti, shqiptarët ua vënë veshin sondazheve, vetëm në metrat e fundit të garës.

 

“ANTENA JASHTË FAMILJES”

  1. Zbulohet zarfi me helm i Panaritit, lënë Niko Peleshit

    2. Flet Prokuroria e Durrësit: Veliera do zvogëlojë përmbytjet

    “Antena Jashtë Familjes” vjen sot me një lajm të mirë. 370 mijë vende pune janë hapur për të huajt në Gjermani. Themi lajm i mirë, pasi mes të huajve sigurisht do ketë edhe shqiptarë, nga ata që nuk pranuan të qëndronin në Shqipëri dhe të shijonin bukën në vendin e tyre.

 

DOSSIER

Piloti i MI-4, Hetem Mehmeti: Përmbytja e madhe e vitit ’71, si shpëtuam jetët e njerëzve në gjysmën e vendit

INTERVISTA/ Flet ish-piloti i helikopterëve MI-4, Hetem Mehmeti: “Ende pa ngritur tavolinën e festës të Vitit të Ri 1971, detyra na thirri për të shpëtuar jetët në rrezik...”

 

ANALIZË

Seksualiteti femëror, 11 gënjeshtra të shndërruara në mite

Nga Francesca D’Onofrio

 

SPORT

Braktisja e pazakontë e tifozëve, futbolli shqiptar në zi

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIGJITALE FALAS!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: