KUVENDI/ Komisioni rrëzon dekretin e Metës për Teatrin Kombëtar, pritet votimi në seancë pa opozitën

KUVENDI/ Komisioni rrëzon dekretin e Metës për Teatrin Kombëtar, pritet votimi në seancë pa opozitën
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka rrëzuar me votat e mazhorancës dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në këtë mënyrë, Kuvendi mund ta kalojë këtë çështje që në seancën e sotme.

Në dekretin e 11 tetorit të këtij viti, Presidenti kërkonte të rishqyrtohej ligji i njohur si “ligji Fusha” për prishjen e godinës së Teatrit Kombëetar dhe ngritjen e një godine të re, në shkëmbim të një trualli ngjitur me objektin, në të cilin do të ndërtoheshin disa kulla.

Kalimi përfundimtar i këtij ligji në Kuvend pritet të bëhet vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita ka bojkotuar që nga fillimi i punimeve të këtij sesioni parlamentar.

Për ligjin e miratuar fillimisht në sesionin e kaluar, pati një valë kundërshtish, pasi favorizonte një kompani të vetme si ndërtuese.

Ligji u kundërshtua edhe nga përfaqësues të Komisionit Europian, që shprehën rezerva pikërisht në këtë pikë.

Presidenti Meta konstatoi nëntë pika “të nxehta” që i pasqyroi në dekretin që rrëzonte ligjin, në korrik të këtij viti.

Mazhoranca pranoi dekretin, por kaloi për miratim të njëjtin ligj me një ndryshim të vogël.

Sipas dekretit të Presidentit meta, të 11 tetorit, ligji konsiderohet “i ri” dhe është rrëzuar sërish, duke kujtuar se Kuvendi ka rregulluar pjesërisht vetëm një nga nëntë problematikat e evidentuara më parë nga Meta. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: