Kush është ‘i forti” që u prangos sot në Fier

Kush është ‘i forti” që u prangos sot në Fier
Personi i arrestuar sot në Fier është emër shumë i njohur për uniformat blu.

Policia sqaron se Ilir Boriçi është pjesë e grupi me precedentë kriminalë.

Po sipas saj, Boriçi është arrestuar 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

42-vjeçari ishte në masën “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.

Veprat penale për të cilat është dënuar Boriçi, në periudha të ndryshme.

-Në vitin 1999 ai u arrestua për “Shkëmbim zjarri”, “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

-Në vitin 2008-2011 ka vuajtur dënimin në burgun e Milanos për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

-Në 11.11.2013 është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg.

-Në 22.06.2017 është arrestuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, shkatërrim prone”, “Kanosje” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Në Seman ka qëlluar me armë dhe ka shkatërruar lokalin e shtetasit A. C.

Për ngjarjen e fundit 42-vjeçari ka kryer vetëm tre ditë burg dhe më pas Gjykata ka caktuar ndaj tij masën “Detyrim paraqitje”.

Nga kontrolli i ushtruar sot në një lokal në lagjen “8 Shkurti” në Fier, Boriçit iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: