Kriza tek Reali, Marcelo në krah të trajnerit: Jemi me të deri në vdekje!

Kriza tek Reali, Marcelo në krah të trajnerit: Jemi me të deri në vdekje!
Pas Dani Ceballos, në krah të trajnerit të Realit, Julen Lopetegui ka dalë edhe mbrojtësi brazilian, Marcelo i cili pas disfatës 2-1 me Levanten është shprehur se e mbështesim tërësisht trajnerin.

"Ne jemi me të deri në vdekje! Ai na flet qartë dhe ka një marrëdhënie të mirë midis nesh dhe atij. Unë i ndiej ngjyrat e këtij klubi dhe ndihem keq kur nuk fitojmë. Nuk mund ta krahasoni Lopetegui me Rafa Benitez", deklaroi Marcelo.

"Levante nuk ka bërë shumë. Ata shfrytëzuan gabimet tona në fillim dhe u përpoqëm të ktheheshim në nivelin e duhur. Ne ishim të vdekur në fund të ndeshjes sepse dhamë gjithçka në fushë. Ne jemi të shqetësuar. Presioni në Madrid është i jashtëzakonshëm dhe ne duhet të përballemi me të gjithë. Ne nuk kemi frikë, jemi të shqetësuar", u shpreh mbrojtësi brazilian.

Marcelo pranoi gjithashtu se skuadra ishte e shqetësuar, por mohoi se kishin frikë.

Reali i Madridit po kalon një krizë në këtë periudhë të sezonit, pasi ka humbur katër në 5 ndeshjet e fundit.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: