Kriza e klubeve të mëdha të Europës

Kriza e klubeve të mëdha të Europës
Real Madrid, Barcelona, Bajern Mynih dhe Manchester United po përjetojnë në ligat më të rëndësishme të Europës në të njëjtën kohë një krizë të pazakontë, me trajnerët e tyre në “ajër”

Aranit Muraçi

Ishte një fundjavë zhgënjyese në të gjitha ligat e Evropës. Bundesliga dhe La Liga në veçanti rezervuan surpriza të tjera. Dy titanët, Bayern Mynih dhe Real Madrid, pësuan humbje mbrëmjen e së shtunës - ashtu siç Manchester United po shmangte një nga disfatat e saj më të rënda në “Old Trafford”. Edhe pse fitoi përmes një ndjenje mosbesimi të tifozëve në “Old Trafford”, kur United shkoi 2-0 brenda 10 minutave përballë Neëcastle. U deshën tre lojtarë të cilët ishin margjinalizuar nga Jose Mourinho këtë sezon - Juan Mata, Anthony Martial dhe Alexis Sanchez - për ta kthyer atmosferën nga heshtja tronditëse, për të shmangur për United rënien në gjysmën e poshtme të tabelës së Premier Ligës. United mban vendin e tetë në Premier League - midis Wolves dhe Watford - por gjendja e tyre e vështirë këtë sezon përputhet me atë të klubeve të tjera të mëdha në Europë. Ecuria e fundit e Bayern Munchen është ndoshta më e habitshme. Duke arritur katër fitore të rehatshme - për të mos përmendur fitoren e tyre 5-0 në Kupën e Gjermanisë, javën e fundit kanë filluar të tronditin “Allianz Arena”. Gjithçka po kthehet nën presion për trajnerin Niko Kovac, në gjashtë javët e para, pas katër ndeshjeve të njëpasnjëshme pa një fitore. Humbjet 2-0 me Hertha Berlin fundjavën e kaluar dhe pastaj 3-0 në shtëpi nga Borussia Mönchengladbach, të shtunën, që ishte edhe humbja e tyre më e rëndë në Bundesliga në më shumë se katër vjet, “flasin” shumë. Hera e fundit që Bayerni humbi dy ndeshje rresht ishte maji 2015, kur kishte mbyllur hesapet me titullin. Bayern ka rënë në vendin e gjashtë në tabelë, katër pikë prapa liderëve të ligës Borusia Dortmund.

Ndërsa Bayern po poshtërohej në Mynih, kampionët e Evropës hasën vështirësi të ngjashme kundër Alaves. Real Madrid u përpoq për të thyer një mbrojtje të patundur dhe pastaj fatkeqësia e goditi në minutën e 95-të, kur Manu Garcia shënoi golin e fitores. Real Madrid ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit, një rekord i madh dhe negativ për trajnerin, Julen Lopetegui. Emërimi i Lopetegui në prag të Kupës së Botës erdhi si një goditje e madhe dhe e logjikshme për klubin. Ai pati një ecuri të shkëlqyer me Spanjën deri në largimin e spikatur të tij. Real Madridi nuk ka shënuar në katër ndeshje – ose i mungon goli në më shumë se 400 minuta. Rehati e tyre i vetëm është që kampionët e ligës, Barcelona, ​​po luftojnë gjithashtu me një krizë të tyren. Edhe Barcelona nuk ka fituar asnjë nga katër ndeshjet e fundit të ligës. Mungesa e formës së tyre të zakonshme është ndoshta më pak shqetësuese – pasi Barça ka shënuar në të katër ndeshjet e fundit- ndonëse kjo është ecuria e tyre më e gjatë pa një fitore që nga edicioni 2015-16. Sevilla tani ndodhet në krye të ligës, pavarësisht faktit që pati marrë vetëm katër pikë nga 12 të mundshmet në javët e para të këtij sezoni. Ata janë skuadra e vetme në ligë me një nivel fitimi të pikëve mbi 50%. Skuadra e tyre prej 16 pikësh është saktësisht e njëjtë si ajo e tetë ndeshjeve të sezonit të kaluar, kur ata mbanin vendin e pestë. Një kthesë e çuditshme, vetëm 11 pikë ndajani vendin e parë me atë të fundit pas tetë ndeshjeve; në një kohë kur hendeku ishte 21 pikë sezonin e kaluar.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: