KRIMET E RËNDA/ Shtyhet sërish seanca për grupin “Shullazi”, avokatët kërkojnë kohë për mbrojtjen

KRIMET E RËNDA/ Shtyhet sërish seanca për grupin “Shullazi”, avokatët kërkojnë kohë për mbrojtjen
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish seancën në gjyqin kundër Emiljano Shullazit dhe të akuzuarve si anëtarë të grupit të tij kriminal.

Në seancën e sotme, pritej që mbrojtja të mbante fjalën e fundit, pasi ishte dhënë më parë pretenca e prokurorisë.

Por avokatët paraqitën një ankesë pasi “koha ishte e pamjaftueshme për të paraqitur konkluzionet e mbrojtjes”.

Gjykata vendosi t’i japë mbrojtjes kohën e nevojshme, duke shtyrë procesin për në datën 23 tetor.

Sikurse seancën e kaluar, në sallë ishin sërish përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Në seancën e kaluar, prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 17 vjet burgim për Emiljano Shullazin, ndërsa10-15 vjet për të akuzuarit e tjerë.

Si bashkëpunëtorë të Shullazit akuzohen Blerim Shullazi, Gilmando Dani Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Pas konkluzioneve të mbrojtjes, pritet që Gjykata për Krimet e Rënda të japë vendimin në shkallën e parë të gjykimit për pesë të akuzuarit për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal, shtrëngim për dhënie pasurie dhe armëmbajtje pa leje.

Edhe paraditen e sotme u vu re një prani e pazakontë e uniformave blu në mjediset e jashtme të Gjykatës. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: