KRIM I RËNDË/ Të shtëna në Mat, vriten në lokal dy punonjës të bashkisë

KRIM I RËNDË/ Të shtëna në Mat, vriten në lokal dy punonjës të bashkisë
Dy punonjës të bashkisë së Matit janë vrarë teksa drekonin në një lokal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Shëlli në njësinë administrative Lis.

Ende nuk ka të dhëna për identitetin e viktimave, por mësohet se bëhet fjalë për dy shoferë që kishin shkuar për punimet e hapjes së një rruge në këtë zonë.

Një person i armatosur ka qëlluar mbi dy punonjësit, por ende nuk dihet identiteti dhe shkaqet e konfliktit me viktimat.

Dy punonjësit u raportua në fillim se kishin mbetur të plagosur, ndërsa mësohet se kanë humbur jetën përpara se të vinte ndihma e shpejtë.

Autoambulanca dhe forca të shumta policie janë nisur për në vendin e krimit.

Autori i krimit dyshohet të jetë një banor i zonës, por ende nuk ka konfirmim zyrtar. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: