Krem shtëpiak kundër rrathëve te sytë

Krem shtëpiak kundër rrathëve te sytë
Përbërësit

15 gramë dyllë blete;

20 ml lëng portokalli të freskët të shtrydhur;

60 ml vaj ulliri;

gjysmë luge çaj me vodkë;

2-3 pika vaj portokalli.

Përgatitja dhe përdorimi:

Në një xhezve shkrijmë dyllin e bletës, pastaj shtojmë vajin e ullirit dhe i përziejmë së bashku, derisa të krijohet një masë homogjene. Në vazhdim, e heqim nga zjarri dhe vijojmë trazimin. Sapo të bjerë pak temperatura dhe të trashet disi përzierja, shtojmë lëngun e portokallit dhe vodkën. Pas kësaj, i përziejmë dhe pak akoma, derisa të krijohet masa e dëshiruar. E lëmë 10 minuta pa e prekur, derisa të nxjerrë në sipërfaqe pakëz lëng. E përziejmë mirë përsëri dhe në fund shtojmë vajin esencial. Për efekte sa më të shpejta, aplikojeni çdo mbrëmje para se të flini.

Gjatë përgatitjes mos e përzieni kremin shumë shpejt sepse nuk bëhet i trashë. Kur të përzieni dyllin  e bletës me lëngun e portokallit dhe vajin e ullirit, mundohuni të kenë të njëjtën temperaturë, rreth 30 gradë celsius, përndryshe receta do të rezultojë e dështuar.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: