KOMENT/ Braktisja e tifozëve, si “atak kardiak” për futbollin shqiptar 

KOMENT/ Braktisja e tifozëve, si “atak kardiak” për futbollin shqiptar 
Aranit Muraçi

Nuk pretendohet që në stadiumet shqiptare të ketë tifozë si ata gjermanë të Dortmund, të Celtic në Glasgoë, apo edhe në Roterdam, Romë, Londër, Athinë.

Por ky kampionat po tregon gjithnjë e më shumë boshatisjen e stadiumeve nga tifozët dhe drama më e madhe do të jetë nëse tifozët do të braktisin edhe ekipin kombëtar.

Sinjalet e para u dhënë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve Shqipëri-Izrael.

Niveli i dobët dhe keq-menaxhimi i klubeve të futbollit në Shqipëri, dështimi i shpejtë i ekipeve tona duke mos arritur të kualifikohen në grupet e Kupave të Europës, kanë qenë faktorë kryesorë. Po ashtu edhe incidentet e shumta nëpër stadiume tona, të atyre pak tifozëve të pranishëm, kanë thelluar këtë situatë dëshpëruese.

Pas ndeshjes derbit Tirana-Partizani, që riktheu tifozët, ndeshja e mbetur e kombëtares në nëntor, Shqipëri-Skoci, do të jetë provë e braktisjes ose jo të tifozëve edhe karshi ekipit tonë kombëtar.

Në një rast të tilla, teksa futbolli në Shqipëri luhet pa tifozë, mund të konsiderohet një sport i vdekur.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: