Kombëtarja U-21/ Shqipëria pret Spanjën, kuqezinjtë e vegjël në kërkim të “shansit” të Vrionit

Kombëtarja U-21/ Shqipëria pret Spanjën, kuqezinjtë e vegjël në kërkim të “shansit” të Vrionit
Albjon Ademi, lojtar i Inter Turku dhe mbrojtësi Shaqir Tafa, i Kuneos në Itali, po ashtu lojtarë të U-21, u shfaqën optimistë për takimet ndaj Spanjës dhe Estonisë.

Ndaj Spanjës, ndonëse skuadra më e mirë e grupit, përveç ndonjë rezultati pozitiv në fushën tonë, lojtarët e Shqipërisë kërkojnë të lënë sadopak gjurmë për të shtuar shanset që në të ardhmen të bëhen pjesë e Kombëtares A, çka është edhe ëndrra e secilit prej tyre.

“Kundër Spanjës do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi janë skuadër me elementë cilësorë, por kanë edhe një ekip kompakt. Do mundohemi  t’i limitojmë në hapësirat e tyre ofensive.  Ata janë të parët e grupit, por ne do të bëjmë lojën tonë për të arritur më të mirën”,  u shpreh mbrojtësi Tafa.

Trajneri Alban Bushi gjithashtu beson se më kryesorja është që lojtarët e grumbulluar prej tij të jenë sa më bindës për të përfaqësuar denjësisht më tej fanellën e Kombëtares A.

Kujtojmë se Giacomo Vrioni, pas vetëm një paraqitje pozitive me Italinë në miqësoren e pak muajve më parë kur edhe shënoi gol, fitoi menjëherë besimin e Panucci-t, duke iu bashkuar Kombëtares A.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: