KOMBËTARJA/ Agolli dhe Hyka jashtë, Roshi në pritje të shiritit të kapitenit

KOMBËTARJA/ Agolli dhe Hyka jashtë, Roshi në pritje të shiritit të kapitenit
Lënia jashtë Kombëtares shqiptare në listën e fundit të dy futbollistëve me eksperiencë, si Ansi Agolli dhe Jahmir Hyka, ka shtuar sërish dilemat për shiritin e kapitenit.

Hyka luajti ndaj Izraelit, dhe mbajti shiritin e kapitenit, ndërsa ish-kapiteni Agolli, duke mos u aktivizuar në asnjë minutë, duket se ka mbyllur përfundimisht karrierën me kuqezinjtë.

Ndaj Jordanisë dhe Izraelit, kandidat kryesor për të mbajtur shiritin është mesfushori i Rangers, Odise Roshi, rikthehet pas një dëmtimi dhe pritet të mbajë shiritin aq të diskutueshëm të kapitenit të Kombëtares shqiptare.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: