Klasikja e Champions-it, ja si do të luajnë Man. Junajtid dhe Juventusi

Klasikja e Champions-it, ja si do të luajnë Man. Junajtid dhe Juventusi
Rikthehet një klasike e madhe e Champions-it pas më shumë se 15 vitesh. Sot në “Old Trafford” do të jetë edhe sfida e rikthimeve të mëdha: Pogba do të përballet për herë të parë kundër Juventusit, ndërsa Ronaldo do të rigjejë Junajtid, klubit që si ish-i i ka shënuar dy gola.

Formacionin anti-Juve Murinjo do ta bazojë te tredhëmbëshi ofensiv i përbërë nga Marsial-Rashford nga krahët dhe Lukaku në qendër. Aleksis Sançez nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë dhe trajneri portugez pret shumë nga francezi, protagonist në ndeshjen kundër Çelsit me një dopietë në “Stamford Bridge”.

De Gea do të mbrojë portën me linjën defensive të përbërë nga Jang, Smolling, Lindelof dhe Shou. Tre mesfushorët pritet të jenë Fred, Matiç dhe Pogba, nëse nuk do të preferohet Mata. Ka një “spiun” që zbulon formacionin e Junajtid përpara ndeshjeve. Sipas “Daily Mail”, Mou ka hapur një hetim të brendshëm për të zbuluar “spiunin” që ka treguar formacionin anti-Çelsi, por edhe atë në shtator kundër Uest Hemit.

/l.k./

Marrë nga www.joe.co.uk

Shpërndajeni me miqtë tuaj: