Këshilla për gjoks të tonifikuar

Këshilla për gjoks të tonifikuar
Pavarësisht nëse keni gjoks të madh apo të vogël, me anë të disa metodave të thjeshta, ju mund të përmirësoni pamjen e gjoksit. Mësoni se si!

  1.   Lahuni me ujë të ftohtë

Një larje me ujë të ftohtë, mund të mos jetë gjithnjë shumë e këndshme, por është tepër e nevojshme për tonin dhe elasticitetin e lëkurës.

Nëse nuk mund të laheni çdo ditë me ujë të ftohtë, mund të vendosni kuba të vegjël akulli mbi gjoksi.

  1.   Mbani trupin tuaj drejt

Kur rrini të kërrusur, jo vetëm që e bëni gjoksin të duket më pak tërheqës, por gjithashtu i lini muskujt e gjoksit të relaksohen, gjë që shkakton varjen e gjoksit. Përpiquni të qëndroni gjithnjë drejt, kjo ju bën mirë, si për muskujt, ashtu edhe për paraqitjen.

  1.   Shmangni presionin mbi gjoks

Përpiquni mos të flini mbi gjoks, dhe gjithmonë zgjidhni të brendshme të cilat ju përshtaten dhe nuk janë më të vogla seç duhet. Recipetat të cilat e ngrenë gjoksin lart, duke e bërë të duket më seksi, në fakt janë shumë të dëmshme për të. Të tilla të brendshme, vetëm ju bëjnë të mos ndiheni rehat dhe shkaktojnë probleme në qarkullimin e gjakut.

  1.   Bëni aktivitet fizik, siç duhet 

Ndonëse vrapi, të hedhurit në litar, palestra, joga apo shumë aktivitete të tjera fizike, mund të përmirësojnë shëndetin dhe trupin në tërësi, ato mund të jenë mjaft të dëmshme për gjoksin, nëse ju nuk i bëni siç duhet. Përpiquni që gjithmonë të vishni veshjen e duhur dhe recipeta sporti, për ta mbrojtur gjoksin nga dëmtimet e indeve.

  1.   Largojuni diellit

Abuzimi me nxirjen në diell, sidomos pa krem mbrojtës, rezulton në tharje të lëkurës dhe humbje të elasticitetit të saj.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: