KATËR RISI/ Lista ndaj Jordanisë dhe Izraelit, Panucci “i rrëmben” mbrojtësin Kosovës 

KATËR RISI/ Lista ndaj Jordanisë dhe Izraelit, Panucci “i rrëmben” mbrojtësin Kosovës 
Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci shpalli listën me 25 lojtarë që do të grumbullojë në vigjilje të dy ndeshjeve të tetorit, miqësorja me Jordaninë, (10 tetor në “Elbasan Arena”), dhe takimi zyrtar me Izraelin (Ber Sheva, më 14 tetor), e vlefshme për raundin e tretë të Grupit C1, Liga e Kombeve. Bie në sy lënia jashtë e lojtarëve si Ansi Agolli, Armando Sadiku, Odise Roshi, Ergys Kaçe, Sokol Cikalleshi, Kristal Abazaj, Sabien Lilaj e Sidrit Guri. Roshi e Sadiku janë të dëmtuar, ndërsa të tjerët duket se nuk e bindin trajnerin. Gjithashtu nuk është ftuar Fiorin Durmishaj, që po spikat te Panionios.

Në listë spikasin katër futbollistë që veshin për herë të parë fanellën kuqezi: mbrojtësi Egli Kaja, që aktivizohet në radhët e skocezëve të Livingstone, Kastriot Dermaku (Kozenca), ish-sulmuesi i Laçit, Myrto Uzuni (Lokomotiva Zagreb), dhe Giaccomo Vrioni, futbollist i U-21 (Venezia). Kastriot Dermaku, 26-vjeç, e ndoqi nga stoli sfidën e 7 shtatorit ndaj Azerbajxhanit,  i grumbulluar nga trajneri Bernard Challandes. Challandes, pjesë e U-21 të Shqipërisë, u largua nga Kombëtarja e Kosovës një ditë para ndeshjes së fundit zyrtare me Ishujt Faroe, sepse mori pëlqimin nga Shqipëria. Të hënën kuqezinjtë nisin grumbullimin në Durrës.

Lista e Kombëtares ndaj Jordanisë dhe Izraelit

Portierë: Thomas Strakosha (Lazio), Etrit Berisha (Atalanta, Alban Hoxha (Partizani)

Mbrojtës: Elseid Hysaj (Napoli), Egli Kaja (Livingstone), Ermir Lenjani (Sion), Egzon Binaku (Malmo), Mërgim Mavraj (Aris), Frederic Veseli (Empoli), Herdi Prenga (Inter Zapresic), Kastriot Dermaku (Kozenca), Berat Djimsiti (Atalanta), Enea Mihaj (Panetolikos)

Mesfushorë: Andi Lila (Pas Giannina), Ledianb Memushaj (Pescara), Ylber Ramadani (Vejle), Migjen Basha (Aris), Taulant Xhaka (Basel), Emanuele Ndoj (Brescia), Migjen Basha (Aris), Taulant Xhaka (Basel)

Sulmues: Eros Grezda (Rangers), Rey Manaj (Albacete), Enis Gavazaj (Yenisey), Myrto Ozuni (Lokomotiva Zagreb), Bekim Balaj (Ahkmat Grozni), Giacomo Vrioni (Venezia)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: