Kapet drogë e madhe në Greqi, u nis nga Shqipëria

Kapet drogë e madhe në Greqi, u nis nga Shqipëria
Një sasi e madhe droge është kapur sot në Greqi. Mediat greke, të cilat i referohen burimeve policore helene, shkruajnë se lënda narkotike ishte ngarkuar në Shqipëri, ndërsa mjeti ka përdorur Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë- Botës për të mbërritur në shtetin fqinjë.

Policia greke deklaron zyrtarisht se ka kapur 115 kg marijuanë në Igumenicë dhe se gjatë operacionit policia ka arritur të arrestojë edhe një shtetas grek, drejtues i mjetit.

/l.k./

Marrë nga newsit.gr

Shpërndajeni me miqtë tuaj: