Juve, një nga “shtatë mrekullitë” e botës

Juve, një nga “shtatë mrekullitë” e botës
Seria A/ Me tetë fitore radhazi, 7 në Seria A, blerja e Cristiano Ronaldos justifikohet ende pa nisur mirë sezoni dhe ndoshta në Itali kanë nisur që tani llogaritë për vendin e dytë 

Aranit Muraçi

Tetë fitore radhazi në tetë ndeshje, si 88 vjet më parë.

Rekordi i parë u vendos në vitin 1930: ishte Juventusi i Carcano, apo edhe i Raimundo Orsi. Pastaj erdhi epoka e artë e Trapattonit dhe Platinisë dhe ja ku jemi tani në një tjetër epokë.

Të gjithë në kampin bardhezi, pas ndeshjes me Napolin ishin duke festuar shtatë fitore në shtatë ndeshjet e para, ndoshta pak “të  magjepsur” nga numri 7 (Cristiano Ronaldo), i cili ofron dhe ndihmon ekipin për të hyrë në shtatë mrekullitë e botës.

Por ajo që ka shpëtuar ndoshta nga euforia pas Napolit është se numri që duhet të kremtohet nuk është më 7, por 8. Ekipi i Allegrit, duke marrë parasysh tri pikë në Mestalla në debutimin e Ligës së Kampionëve kundër Valencias, në fakt e ka thyer rekordin, edhe pse nuk është ende duke regjistruar si një rekord për bardhezinjtë.

Herën e parë që bardhezinjtë kishin pasur një ecuri të tillë kishte ndodhur pikërisht 88 vjet më parë, në sezonin e 1930/31. Ishte Juventus i Edoardo Agnelli, babai i Gianni, dhe ashtu si sot, tashmë shumë i fortë, ky ekip duket se ka për të thyer rekorde të reja.

Carlo Carcano. A  thotë ky emër ndonjë gjë?

“Cr7” i atyre ditëve nuk ishte portugez, por kishte origjinë argjentinase. Ai nuk quhej Ronaldo, por “Raimondo Orsi”. Ose më mirë, Raimundo, pasi ka lindur në Avellaneda para se të ishte një shtetas italian.

Cristiano Ronaldo vendosi sfidën kundër Napolit, pavarësisht se nuk shënoi. Për golat ndaj Napolit mendoi  Mario Mandzukic, i cili përmbysi me një dopietë golin e shpejtë që miqtë realizuan me anë të Martens.

Mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e dytë, ndërsa Rui la me 10 lojtarë Napolin. Mbrojtësi  Leonardo Bonucci vulosi rezultatin në 3-1 për Juven.

Fitorja në javën e shtatë me rivalin direkt i dha po kaq fitore Juventus në Seria A, duke e shkëputur plot 6 pikë nga Napoli i vendit të dytë.

Ndonëse nuk shënoi në këtë takim, trajneri Masimiliano Allgri tha se Ronaldo ishte në ditën e tij më të mirë dhe ndoshta zhvilloi ndeshjen më të mirë me Juventus, që kur ai veshi fanellën e kampionëve në fuqi të Italisë.

Pas këtij marshimi, në Itali çështja nëse a do të ndalet Juventus nuk ka më rëndësi. Duket sikur beteja për vendin e dytë do të jetë më e rëndësishme në pjesën e mbetur të Seria A, ende pa nisur mirë kampionati italian.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: