INCIDENTI/ Tritol në banesën e gjyshit, policia merr në mbrojtje Xhisiela Malokun

INCIDENTI/ Tritol në banesën e gjyshit, policia merr në mbrojtje Xhisiela Malokun
Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka ndodhur në shtëpinë e gjyshit të Xhisiela Malokut, vajzës që denoncoi për dhunë djalin e deputetit socialist, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

Ngjarja e ndodhur në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, për fat të mirë është shoqëruar pa të lënduar dhe pa dëme materiale, teksa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Teksa si të dyshuar të saj, apo që mund të kenë dijeni, nëntë persona janë shoqëruar në polici. Dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, grupi hetimor vijon ende hetimet, me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkaq, pas sulmit me eksploziv që ndodhi në banesën e gjyshit të Xhisiela Malokut, kjo e fundit është marrë në mbrojtje nga policia. Mësohet se policia ka marrë plan masash për sigurinë e vajzës dhe familjes së saj, pasi prej disa ditësh ajo është në qendër të vëmendjes së kronikës dhe politikës.

Ndërkohë, vetë Xhisiela në një prononcim për mediat, tha se gjithçka është bërë nga opozita dhe se ajo nuk është e kërcënuar nga fisi Rraja. Xhisiela Maloku deklaroi më herët se donte mbështetjen e policisë për ta mbrojtur nga opozita.

Kujtojmë sakaq se gjatë një interviste për mediat, pak kohë më parë, gjyshi i Xhisielës, deklaroi se nuk ishte në dijeni të problemeve të të rinjve, por uroi që Rexhepi të dalë sa më parë nga burgu dhe ta marrë Xhisielën.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: