I vuri zjarrin makinës së drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, arrestohet autori 46-vjeçar

I vuri zjarrin makinës së drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, arrestohet autori 46-vjeçar
Tashmë është zbardhur ngjarja e e ndodhur më datë 01 tetor 2018, ku Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat i dogjën mjetin, ndërkohë që autoritetet kanë arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar të zjarrvënies së automjetit, :

– Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 01 tetor 2018 në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit me targë AA550TN në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat)”, njoftoi policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: