I tërë kampionati shqiptar me një lojtar në Kombëtare, Kukësi me dy në përfaqësueset e tjera

I tërë kampionati shqiptar me një lojtar në Kombëtare, Kukësi me dy në përfaqësueset e tjera
Kukësi ka në listën e kombëtareve më tepër lojtarë se tërë kampionati shqiptar.

Në Kombëtaren e drejtuar nga Christian Panucci bën pjesë nga kampionati shqiptar vetëm portieri i tretë i Partizanit, Alban Hoxha.

Nga radhët e Kukësit, Reginaldo si dhe portieri Faton Maloku janë përfshirë në listën e 25-së lojtarëve të përfaqësuesve respektive për ndeshjet e Kupës se Kombeve dhe Liges së Kombeve. Përfaqësuesja e Mozambikut përballet me  Namibinë  në Kupën e Kombeve ndërkohë që Kosova përballet me Maltën dhe Ishujt Faroe, për Ligen e Kombeve.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: