Humbja në derbi dhe me Laçin, Tirana shkarkon trajnerin Ze Maria

Humbja në derbi dhe me Laçin, Tirana shkarkon trajnerin Ze Maria
Eksperienca e Ze Maria në pankinën e Tiranës ka përfunduar sot. Klubi bardheblu e ka prishur me mirëkuptim kontratën me teknikun brazilian.

Vendimi ka ardhur pas startit negativ të klubit në Kategorinë Superiore, ku pas 8 javësh ka grumbulluar 8 pikë.

Humbja e derbit ishte një goditje mjaft e fortë për Ze Maria, ndërsa disfata ndaj Laçit duket se ka vulosur shkarkimin e brazilianit.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: