Historia me Greqinë dhe efektet e trajnerëve italianë të kombëtares     

Historia me Greqinë dhe efektet e trajnerëve italianë të kombëtares     
Greqia duhet theksuar se rikthehet në “hartën” e lojtarëve të Kombëtares sonë, pasi e dominoi atë për një periudhë të gjatë pas ’90, kohë kur luanin lojtarë si Foto Strakosha dhe Bledar Kola.

Për shmë vite pjesa e madhe e futbollistëve të ekipit tonë kombëtar luanin në kampionatin grek.

Në 10-15 vitet e fundit, që pas debutimit të Erjon Bogdanit në Seria A, numri i futbollistëve shqiptarë që luajnë në Itali erdhi në rritje.

Ata kanë pasur edhe avantazhin me të tjerët, duke qenë se kanë qenë më të ekspozuar para syve të De Biasi dhe Panucci, dy trajnerë italianë të kombëtares sonë, në 7 vitet e fundit.

Përveç lojtarëve me origjinë shqiptare që kanë lindur në Itali, emra të tjerë i janë bashkuar futbollit të këtij vendi edhe nën ndikimin e dy trajnerëve italianë të kombëtares.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: