Hapen regjistrimet e masterit për menaxhim spitalor

Hapen regjistrimet e masterit për menaxhim spitalor
Tani një drejtues spitali, qendre shëndetësore dhe drejtor i shëndetit publik duhet të mbarojë masterin për menaxhim shëndetësor dhe jo të katapultohet nga politika.

Masteri një vjeçar është një bashkëpunim mes Fakultetit të Mjekësisë dhe atij Ekonomik.

Aplikimet kanë filluar prej dy ditësh pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë për të gjithë ata kandidatë të cilët dëshirojnë të ndjekin këtë master 1 vjeçar.

“Të gjithë ata mjekë apo ekonomistë të cilët synojnë të drejtojnë një institucion shëndetësor duhet të ndjekin studimet një vjeçare në këtë master” thotë Enver Roshi, shef departamenti i Shëndetit Publik në Fakultetin e Mjekësisë.

Sipas tij, këtë vit do të ketë një konkurrencë të fortë dhe do të seleksionohen 30 më të mirët.

Frekuentuesit e këtij masteri përveç kutikulës që u hartua me mbështetjen e qeverisë zvicerane, do të asistohen në orë mësimi edhe nga profesorë të ardhur nga Universiteti i Bazelit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: