Gruaja belge letër gjykatës, mbron burrin e saj shqiptar të dënuar për vrasje

Gruaja belge letër gjykatës, mbron burrin e saj shqiptar të dënuar për vrasje
Një 40-vjeçar shqiptar në Belgjikë i akuzuar për vrasje, është mbrojtur nga bashkëshortja e cila i ka drejtuar gjykatës një letër, e cila u lexua në seancën e radhës të procesit ndaj tij, ku shkruan se pavarësisht të kaluarës së tij, ai është një burrë i mirë dhe baba i përkushtuar.

“Bashkëshorti im është një burrë i mrekullueshëm dhe baba i dashur. Fëmijët e mi nuk kanë pranë babanë e tyre dhe natën qajnë. Çdo mbrëmje ai na telefonon për të na pyetur si e kaluam ditën. Ne e vizitojmë çdo javë në burg. E dimë që ka bërë gabime, por unë e dua burrin tim”, shkruan në letër bashkëshortja e shqiptarit.

Erjon S., akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e një prostitute disa vite më parë në Itali dhe është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm. Pas krimit në shtetin italian, ai u arratis drejt Belgjikës ku krijoi një jetë të re duke marrë shtetësinë belge me emër të rremë dhe datëlindje të ndryshuar.

40-vjeçari jetoi në Geluwe ku u martua dhe u bë baba i tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë. Për 9 vite askush nuk e kishte kuptuar se ai në fakt ishte një person tjetër dhe që kërkohej nga shteti italian, deri sa u zbulua nga autoritetet. Pas këtij momenti, u rihap proces gjyqësor në Itali dhe dënimi i tij u reduktua në 17 vite burgim.

Gjykata italiane lejoi që dënimin ta kryente në Belgjikë. Por, përveç vrasjes, autoritetet belge tani e akuzojnë edhe për identitet të rremë, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Dënimi për këto akuza është 3 vjet burg.

/l.k./

https://www.hln.be/regio/wervik/-mijn-man-is-een-fantastische-echtgenoot~a4fbf89e/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: