Gian Piero Ventura/ Ish-trajneri i “tragjedisë” së Italisë merr drejtimin e Kievos

Gian Piero Ventura/ Ish-trajneri i “tragjedisë” së Italisë merr drejtimin e Kievos
Tani është zyrtare, Chievo, ka shkarkuar Lorenzo D'Anna, i cili shpagoi fillimin e dobët të kampionatit me 2 pikë të grumbulluara në 8 javët e para të Seria A.

Shkarkimi i tij vjen pas humbjes me Milan dhe Gian Piero Ventura e zëvendëson atë, në ankth për t’u rikthyer pas “tragjedisë katastrofike” kur mbylli karrierën me Italinë.

Në orët e fundit u zhvillua një takim me Ventura dhe Presidenti Campedelli i dha “ok” për të drejtuar Chievon, duke pritur të firmosë një kontratë 2 vjet e gjysmë.

Ish-trajneri italian kthehet në stol të dielën më 21 tetor kundër Atalantës, ose 342 ditë pas barazimit 0-0 kur drejtoi Italinë kundër Suedisë, ndeshja që  solli lamtumirën në Kampionatin Botëror për Italinë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: