Foto Strakosha: Dinamo, një histori e dhimbshme

Foto Strakosha: Dinamo, një histori e dhimbshme
Ish-portieri legjendar voton Partizanin dhe Flamurtarin për titullin kampion

Ish-portieri dhe ish-kapiten i legjendar i Kombëtares shqiptare, i cili një pjesë të karrierës së tij e kaloi tek Dinamo në fillim të viteve ’90 shprehu keqardhje për situatën aktuale me Blutë e Tiranës, sikurse ka ndodhur që vitet e fundit të bien nga kategoria edhe skuadra të tjera me histori me lavdi.  Foto Strakosha tha se, “është për të ardhur keq kur emra kaq të mëdhenj si Dinamo, Partizani apo Vllaznia të mungojnë nga kampionati shqiptar. Për Dinamon është një histori e dhimbshme, jo vetëm për mua, apo për tifozët e Dinamos, por edhe për kundërshtarët.”

Lidhur me ecurinë e këtij sezoni, ai shtoi: “Partizani në këtë sezon po tregon vlera pozitive. Partizani nuk e nisi me pretendimet e viteve të mëparshme, por shifrat e tyre janë shumë pozitive. Gjithashtu po tregon se e dëshiron të shpallet kampion. Shpresoj të ketë vazhdimësi dhe loja e bukur do të vijë”.

“Do kisha dëshirë edhe ndonjë qytet jashtë Tiranës, për shembull më pëlqen një qytet bregdetar si Vlora”, - thekoi Strakosha.

Në gjurmët e Foto Strakoshës po ecën aktualisht i biri i tij, Thomas, i cili është portier i parë i Lazio në Seria dhe i Kombëtares shqiptare.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: