FNSH “mësyn” në rrugët dhe lokalet e Lushnjës dhe Fierit, kapet “i forti i Boriçëve”

FNSH “mësyn” në rrugët dhe lokalet e Lushnjës dhe Fierit, kapet “i forti i Boriçëve”
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë arrestuar në Fier një 42-vjeçar të konsideruar si “i forti” i Fierit.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen “8 Shkurti” në Fier, Ilir Boriçit iu gjetën dy pistoleta dhe një shpatë.

“Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur ‘Boriçët’, grup me precedentë kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit”.

Sipas policisë, Ilir Boriçi, aktualisht ndodhej nën masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”  për “Armbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.

Më herët, ai ishte arrestuar pesë herë të tjera me akuzat “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Aksioni i FNSH-së u krye në bashkëpunim me efektivët e policive të Lushnjës dhe Fierit.

Në këto dy qytete u kryen kontrolle të befasishme në rrugë, lokale dhe ambiente të tjera.

Gjatë kontrolleve, u kap edhe një 25-vjeçar nga Lushnja.

Said Dervishi ishte në kërkim pasi Gjykata e Lushnjës i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për  “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Sipas policisë, në 4 shtator të këtij viti, në kodrat e fshatit Zhamë, gjatë një konflikti për motive pronësie, Said Dervishi ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik drejt vëllezërve N.M dhe H.M. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: