FMN-ja rrit parashikimin për ekonominë në 2018-tën, e ul për 2019- tën

FMN-ja rrit parashikimin për ekonominë në 2018-tën, e ul për 2019- tën
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rritur parashikimin për zgjerimin e ekonomisë shqiptare në vitin 2018, në raportin e fundit të “Pasqyrës ekonomike globale” të tetorit.

Tashmë Fondi pret që rritja e vendit të jetë 4% këtë vit, nga 3.7% që ishte parashikimi në raportin e mëparshëm të publikuar në prill (raporti publikohet dy herë në vit).

Ky është ritmi më i lartë i rritjes ekonomike që prej vitit 2008.

Në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria pritet të jetë ndër vendet që do të kenë zgjerim më të përshpejtuar ekonomik, më mirë se Bosnja (3.2%), Bullgaria (3.6%), Kroacia (2.8%), Serbia (3.5%), Mali i Zi (3.7%) dhe njësoj me Kosovën.

Ndërsa nga vendet e Europës Qendrore e Lindore në zhvillim, ecurinë më të mirë pritet ta kenë Polonia, me 4.4%.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: