Flamurtari rrëmben fitoren në shtëpi, Tirana në rënie të lirë

Flamurtari rrëmben fitoren në shtëpi, Tirana në rënie të lirë
Flamurtari e ka mbyllur me fitore fazën e parë të Superligës, pasi mposhti minimalisht 1-0 Tiranën.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin "Flamurtari" vlonjatët ishin dominues ndaj skuadrës së, Ardian Memës, por pavarësisht kësaj shënoi vetëm një herë, me anë të Danilo Alvesh.

Nga ana tjetër Ardian Mema debutoi me humbje në krye të klubit kryeqytetas, duke treguar se ambientimi me skuadrën nuk ka shkuar ashtu siç duhet.

Kjo ishte humbja e pestë për 24 herë kampionët e Shqipërisë, të cilët pas fazës së parë pozicionohen të shtatët në kuotën e 8 pikëve. Ndërkohë që Flamurtari rikthehet tek fitorja pas dy ndeshjeve mungesë, ndërsa mban vendin e 5-të me 14 pikë.

Në javën e ardhshme Flamurtari pret Teutën ndërkohë që Tirana luan "derbin" me Kamzën.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: