Fëmijët me aftësi të kufizuara, 700 mësues ndihmës në shkolla

Fëmijët me aftësi të kufizuara, 700 mësues ndihmës në shkolla
Rreth 27 % e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk ndjekin dot shkollën.

Sipas organizatave në mbrojtje të fëmijëve, kushtet e vështira të familjeve, pamundësia financiare dhe mungesa e infrastrukturës janë shkaqet që i mbajnë larg librave këta fëmijë.

Këtë vit numri i mësuesve ndihmës për fëmijët me probleme ka shkuar ne 700, ku mësuesit e posaçëm emërohen enkas për të ndihmuar në ecurinë e fëmijëve me probleme të cilët mësojnë së bashku me moshatarët e tyre.

Gjithsesi as numri 700 i mësuesve  nuk e zgjidh plotësisht nevojën për arsimtare ndihmës, pasi shume prindër kane lëne punën dhe qëndrojnë pranë fëmijëve në mësim ose një mësuese e vetme përballon ngarkesën dyfish në klasë.

Në arsimin e detyruar dhe atë të mesëm ndjekin shkollën mbi 4 mijë nxënës me aftësi ndryshe.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: