EVENTI SPORTIV/ Maratona e Tiranës, me fitues nga Kenia. Triumfon dhe Luiza Gega

EVENTI SPORTIV/ Maratona e Tiranës, me fitues nga Kenia. Triumfon dhe Luiza Gega
Është zhvilluar dje në Tiranë edicioni i tretë i Maratonës, e cila pati si pjesëmarrës të saj 2500 garues nga 40 vende të botës. Teksa fitues për meshkuj është shpallur Abel Kibet Rop nga Kenia, ndërsa për femra është shpallur atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega. Kryebashkiaku Veliaj: “Tirana, një qytet që e do progresin dhe sportin”

Është zhvilluar dje në Tiranë edicioni i tretë i Maratonës, e cila pati si pjesëmarrës të saj edhe njerëz me aftësi ndryshe, të kategorisë “We too”.

Ndërsa gara e vërtetë u zhvillua në dy kategoritë e tjera: Half Marathon (21,0975 km) dhe Tirana 10K, ku përveç të pasionuarve pas vrapimit dhe sportit, morën pjesë edhe atletë profesionistë.

Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se “kjo është një mundësi për të treguar që Tirana është një qytet që do progresin, sportin dhe jetën e shëndetshme”. Ai theksoi gjithashtu faktin se maratona e Tiranës është një ngjarje sportive, ku garojnë jo vetëm sportistë, por edhe ku promovohen kauza të ndryshme shoqërore, siç është edhe ajo e njerëzve me aftësi ndryshe.

“Kemi në fakt jo ndarje sipas kombesh, por kemi edhe ndarje sipas kauzave. Një nga garat është gara e “We too” për të gjithë personat me aftësi speciale, u japim një super duartrokitje atyre, kurajë dhe shumë fuqi, si një qytet që është i aksesueshëm për të gjithë dhe që i pranon të gjithë. Ndërkohë që kemi disa kauza të tjera, si “Run for refugees”. Edhe ne besojmë si ata që duhet të jemi një vend dhe një kontinent që refugjatët i trajton me respekt si një komb që e ka kaluar vetë këtë eksperiencë me emigracionin”, u shpreh gjithashtu kryetari i Bashkisë.

Kujtojmë sakaq se në edicionin e tretë të maratonës së Tiranës morën pjesë rreth 2500 garues nga 40 vende të botës.

Fitues për meshkuj është shpallur Abel Kibet Rop nga Kenia, ndërsa për femra është shpallur atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega. Ajo ka triumfuar në garën e 21 kilometrave për femra, ndërsa në të gjitha garat e tjera triumfuan aletët kenianë, të cilët njihen për rezultate të larta në të gjitha disiplinat e këtij sporti, madje edhe kampionët olimpikë i përkasin pikërisht Kenias.

Kurse si fitues i garës i garës për personat më aftësi të kufizuara, “We Too” u shpall Bledar Suxha.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: