Erla Mëhilli nuk gabon me veshjen

Erla Mëhilli nuk gabon me veshjen
Nuk është pjesë e rangut të lartë të politikës, në shkallë hierarkie, por nëse do të bënim një klasifikim me femrat e veshura më me stil në politikë, Erla Mëhilli, këshilltarja e ish kryeministrit Sali Berisha, do të dilte fituese, pa asnjë mëdyshje.

Nuk ka një rast që Erla Mëhilli të ketë gabuar me veshjen.

Kjo si në raste daljesh publike, ashtu edhe në raste pritjesh zyrtare. Veshjet e saj janë gjithmonë të kushtueshme dhe moderne, por gjithmonë të mbajtura me shumë rezervim dhe elegancë.

Grimi bazë me ngjyra toke dhe flokët thuajse në të njëjtin model ndihmojnë siluetën në të tërën e saj.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: