ENTELA PRIFTI/ Zbulohen pasuritë e fshehura, Vetingu shkarkon kryetaren e Gjykatës së Apelit të Korçës

ENTELA PRIFTI/ Zbulohen pasuritë e fshehura, Vetingu shkarkon kryetaren e Gjykatës së Apelit të Korçës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetaren e Gjykatës së Apelit të Korçës, Entela Prifti.

Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja, konstatoi probleme të theksuara me pasurinë.

Më herët, raporti i ILKPDI kishte konstatuar deklarime të rreme, por hetimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit zbuluan se burimet financiare të gjyqtares ishin të paligjshme.

Sipas KPK, gjyqtarja në disa raste ka shitur automjete me çmim disa herë më të lartë se sa i ka blerë, çmime që nuk reflektojnë me vlerat e tyre në treg.

Gjithashtu u zbuluan prona dhe llogari të padeklaruara në emër të familjarëve të gjyqtares Prifti.

Vendimi i sotëm ishte i pritshëm, pas konstatimeve në seancën dëgjimore të problematikave të shumta me pasurinë e gjyqtares.

Entela Prifti ishte në krye të Gjykatës së Apelit të Korçës që nga viti 2008, ndërsa në vitin 2011 ishte edhe anëtare e Kolegjit Zgjedhor të ngritur për zgjedhjet vendore. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: LSA

Shpërndajeni me miqtë tuaj: