
Shkarkimi ka ardhur pasi policia e Burgjeve dështoi të marrë Ervis Martinajn nga një spital privat, ku ndodhej i shtruar një natë më parë.
“Mjekët e ‘Spitalit Amerikan 2’ duke parë gjendjen shëndetësore të Martinajt, nuk e firmosën fletëdaljen duke krijuar një situatë të tensionuar brenda ambienteve të spitalit”, raporton BË.
Në konflikt është përfshirë edhe policia private që ruan ambientet e spitalit privat.
Duket se ky dështim ka çuar në shkarkimin nga detyra të kreut të Policisë së Burgjeve.
Ervis Martinaj ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”, pas vrasjes së disa ditëve më parë në zonën e ish-Bllokut.
Vetë Martinaj mbeti i plagosur nga një plumb në qafë, por jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht ai është dërguar në spitalin e burgut. /a.a/ Albanian Free Press Online/
Foto: Google