Egzon Binaku: Skocia, një “aksident” që harrohet në Izrael

Egzon Binaku: Skocia, një “aksident” që harrohet në Izrael
Egzon Binaku është një ndër zbulimet e fundit dhe ndoshta i vetmi që ka bindur deri tani nga debutuesit, me pëlqimin e trajnerin Christian Panucci.

Ai shpreson që në dy ndeshjet e radhës të konfirmohet përfundimisht lojtar i Shqipërisë.

“Luajta mirë me Izraelin, por duhet të luaj përsëri mirë që ta bind trajnerin. Kemi ndeshjen jashtë me Izraelin, por duhet të fitojmë edhe atje. Shkojmë për të fituar, jo për një pikë,” tha Binaku, që luan me Malmoe në Suedi.

Mbrojtësi i majtë flet edhe për lojën dhe humbjen e fundit në Skoci.

“Me Skocinë nuk e di pse nuk luajtëm mirë dhe humbëm. Tani e dimë si luajnë ata, prandaj duhet përgatitemi ndryshe për ndeshjen tjetër.”

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: