E bindën prindërit, Dermaku “tradhtoi” Kosovën për Shqipërinë

E bindën prindërit, Dermaku “tradhtoi” Kosovën për Shqipërinë
Historia e Kastriot Dermakut bujë në Itali, pasi refuzoi Kosovën dhe Italinë për kuqezinjtë

Ajo e Kastriot Dermakut është një histori e veçantë. I lindur në Itali, në Skandiano, në vitin 1992 nga prindërit kosovarë të cilët u arratisën nga lufta ballkanike në atë rajon, ai gjithmonë e kishte zemrën të ndarë mes tre kombeve (Italia, Kosova dhe Shqipëria).

Në fakt Kosova dhe Shqipëria nuk pretendojnë se janë dy kombe. Gjithsesi pasi veshi fanellën e ekipit shqiptar nën 21, lojtari në muajt e fundit i ishte ftesës së Kosovës për Ligën e Kombeve me shpresën për të qenë në gjendje të luante më tepër.

Dermaku ishte në stolin e Kosovës në ndeshjen e hapjes kundër Azerbajxhanit. Por mbrojtësi i qendrës u largua në mënyrë misterioze para ndeshjes me Ishujt Faroe, për t'u kthyer para kohe te Cosenza.

Në fakt, përvoja e tij, shumë e shkurtër, për të zgjedhur sërish ofertën e Shqipërisë erdhi me vendin e prindërve. Tani lojtari do të ketë mundësinë të luajë me Kombëtaren Shqiptare.

Trajneri Christian Panucci, i cili e kishte takuar atë në Cremona, duke përfituar nga fakti se Dermaku ende nuk kishte bërë debutimin e tij në zyrtar me Kosovën dhe kishte gjithashtu nënshtetësi shqiptare, e bëri pjesë të listës kundër Jordanisë dhe Izraelit.

Përballë Izraelit, në ndeshjen e tretë zyrtare të Ligës së Kombeve mësohet se Dermaku është projektuar të luajë qoftë edhe një pjesë loje, për të shuar dilemat se me cilën përfaqësuese do të ndërtojë të ardhmen e tij.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: