E ardhmja e Kombëtares/ Lazio, “minierë ari” për shqiptarët falë Igli Tares

E ardhmja e Kombëtares/ Lazio, “minierë ari” për shqiptarët falë Igli Tares
Trajneri U-19 i Kombëtares së futbollit, Erjon Bogdani, shpalli listën me 23 lojtarë për tri ndeshje zyrtare të eliminatoreve të Europianit.

“Tashmë kemi hyrë në fazën e ndeshjeve zyrtare, për të tentuar pse jo kualifikimin në grup. Luajmë në vendin tonë dhe mundësitë janë që skuadra të arrijë objektivin maksimal”, - theksoi Bogdani.

Nga lista me 23 futbollistë, 14 lojtarë të skuadrës U-19 vijnë nga kampionatet e huaja dhe 9 futbollistë janë përzgjedhur nga kampionati shqiptar i kësaj moshe.

Shqipëria do të luajë tri ndeshje eliminatore, sipas këtij program: në datën 10 tetor, kundër Ukrainës, në 13 tetor me Sllovakinë, dhe në datë 16 tetor kundër Norvegjisë.

Nga lista e të huajve bie në sy prania e dy lojtarëve të Lazio, portierit Marco Alia e mbrojtësit Sergio Kalaj.

Falë Igli Tares tek klubi i Seria A përveç se Lorik Canës, Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës, aktivizohen e po spikasin me klubet e të rinjve dhe disa lojtarë të tjerë të talentuar shqiptarë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: