Durrës, arrestohet 53-vjeçari me tre emra

Durrës, arrestohet 53-vjeçari me tre emra
Një i kërkuar u arrestua pasi rezultonte i dënuar me burg në Itali.

Policia sqaron se Interpol Tirana pas informacioneve të marra në rrugë operative  për një shtetas të dënuar në Itali, kontrolleve të befasishme dhe lokalizimit të vendosjes, vuri në pranga Ferdinand Tare (Ferdinand LUKA,  Alfred DAJA), 53 vjeç, banues në Durrës.

“Ky person ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, më datë 05.10.2018,  pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”, parashikuar nga neni 73, 74 etj të Kodit Penal Italian”, deklaron zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: