Dorëheqja e Xhafajt, PD: Kjo nuk e shpëton Vangjush Dakon

Dorëheqja e Xhafajt, PD: Kjo nuk e shpëton Vangjush Dakon
PD këmbëngul se largimi i Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm, është i ndikuar nga ajo që selia blu e quan çështja “Dako”, ku kryebashkiaku i Durrësit është pjesë e përgjimeve me bandën Avdylaj dhe akuzohet për blerje votash.

“As kombinacionet brenda qeverisë, as vasaliteti i prokurorisë ndaj Edi Ramës nuk do ta shpëtojnë nga burgu “xhuxhin” e bandave në Bashkinë e Durrësit. Kamikazët e Edi Ramës në Prokurori nuk thonë: Kush po e mbron Vangjush Dakon nga Forca e Ligjit. Kush e bllokoi të enjten arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit?” shprehet deputeti Strazimit, për të cilin Vangjush Dako duhet të ishte në burg si Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: