Dieta me qumësht dhe kos, humbisni dy kilogramë për tre ditë

Dieta me qumësht dhe kos, humbisni dy kilogramë për tre ditë
Dieta me qumësht ul nivelin e kolesterolit në gjak, forcon eshtrat, sistemin nervor, normalizon funksionimin e zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu, kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës, madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Me përdorimin e qumështit dhe prodhimeve të tij gjatë kësaj diete, jo vetëm që do t’i humbni kilogramët shtesë, por do ta furnizoni trupin me materie të dobishme dhe do të përmirësoni shëndetin. Konsumimi i një litri qumësht brenda ditës, përmbush nevojat e organizmit për proteina. Produktet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës dhe forcimin e kockave, shkruan portali, “Dieta dhe kontrolli i mbipeshës”.

Është e rëndësishme që, përpara çdo vakti, të konsumohet një gotë ujë natyral pa gaz. Gjithashtu, gjatë përdorimit të dietës me qumësht, është e rekomandueshme të ulni ritmin e aktiviteteve fizike, nëse merreni me to.

Mëngjesi:

1 gotë kos, 1 banane, çaj me mjaltë apo kafe me qumësht (pa sheqer).

Dreka:

100 gramë corn flakes (drithëra) me qumësht (ose tërshërë e gatuar me qumësht), 200 gramë djathë, 1 gotë qumësht.

Darka:

1 vezë e fërguar, sallatë me tranguj e shoqëruar me kos ose djathë të freskët.

Pas darkës:

1 dardhë, 1 gotë kos.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: