Dieta me pije bananeje, gota që ju mban të ngopur

Dieta me pije bananeje, gota që ju mban të ngopur
Vetëm 150 kalori përmban pija e bërë nga banania, akulli dhe kosi. Kjo pije do t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë.

Rekomandohet që çdo mëngjes, të hani nga një banane dhe të pini një gotë ujë në temperaturë mjedisi, ndërsa gjatë ditës nuk keni nevojë të përmbaheni dhe mund të hani zemrën, drekën dhe darkën e zakonshme.

Megjithatë, nëse e zgjidhni këtë dietë, atëherë e keni të ndaluar konsumimin e alkoolit, akullores dhe ëmbëlsirave pas darkës, derisa gjatë secilit vakt, duhet të pini vetëm ujë, gjithmonë të ngrohur në temperaturë mjedisi.

Edhe pse kjo dietë, për një kohë të shkurtër, është bërë tejet e popullarizuar, ekspertët e dietave nga vende të ndryshme të botës, theksojnë se ajo nuk është çudibërëse. Është e vërtetë që banania dhe uji për mëngjes, ndihmojnë përshpejtimin e metabolizmit dhe që një vakt i tillë përmban shumë pak kalori.

Në fakt, duke u varur nga lloji, banania përmban 72 deri në 135 kalori, prej 10 deri në 20 gramë sheqer, por vetëm 2 deri në 4 gramë celulozë, gjë që nuk është e mjaftueshme, sepse një ose dy orë pas një mëngjesi të tillë, që përbëhet vetëm me karbohidrate, ndjejmë uri, pohojnë shkencëtarët. Sipas tyre, as ideja që për drekë, darkë ose zemër, të konsumohet çfarë të dëshirohet, nuk është një recetë e vërtetë për humbje të peshës.

Aktiviteti fizik

Nga ana tjetër, shumë ekspertë të dietave theksojnë se, nëse doni të humbni peshë, duhet të jeni fizikisht aktivë, si dhe duhet ta kontrolloni konsumimin e kalorive, si dhe djegien e tyre. Kështu që është një gjë shumë më e shëndetshme që, në vend se në mëngjes të hani vetëm një banane, të përgatisni një pije të pasur me vlera ushqyese, prej vetëm 150 kalorive, e cila do t’ju mbajë të ngopur më gjatë.

Përgatitja

Përzieni një banane me disa kube akulli dhe me një filxhan jogurt. Në këtë mënyrë do të konsumoni, përveç fibrave të dobishme, edhe 12 gramë proteina.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: