Dieta me çaj

Dieta me çaj
Nëse dëshironi që shpejtë dhe thjeshtë të largoni disa kilogramë të tepërt dhe të përgatiteni për pranverën, ndoshta kjo dietë është zgjedhja e duhur për ju. Dieta me çaj jeshil dhe qumësht, dhuron rezultate e më së shumti u dedikohet atyre që dëshirojnë të heqin sasinë e tepërt të ujit nga organizmi.  Kjo dietë praktikohet vetëm një ditë, e më së shumti dy herë brenda muajit. Me këtë dietë, brenda ditës, mund të humbni midis gjysmë dhe dy kilogramë.

Përbërësit:

1.5 litër qumësht pa yndyrë;

2 lugë gjethe të thara të çajit të gjelbër.

Përgatitja:

Vlojeni qumështin dhe lëreni të ftohet në 70 gradë. Më pas i shtoni gjethet e thara të çajit jeshil. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë ashtu për njëzet minuta; më pas e pini gjatë ditës, çdo dy orë nga një gotë. Ndërkohë, mund të konsumoni vetëm ujë të thjeshtë.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: