Dieta detox, një mënyrë për të mbajtur shëndetshëm sistemin tretës

Dieta detox, një mënyrë për të mbajtur shëndetshëm sistemin tretës
Pavarësisht emrit, nuk bëhet fjalë për një regjim dietik të vërtetë, për të rënë në peshë, por një mënyrë për të mbajtur shëndetshëm, sistemin tretës, duke sjellë më pas dhe përfitimet e tjera, si fizike dhe mendore.

Sipas nevojës, mund të zgjidhni ta bëni për një ditë, ose sa herë që ndjeni nevojën të eliminoni toksinat dhe të fitoni energjitë.

Më poshtë, një meny detoks për tri ditë, nga doktoresha Clelia Iacoviello, konsulente nutricioniste, dhënë për revistën “Grazia”. Nëse këtë dietë, dëshironi ta ndiqni vetëm për një ditë, ju këshillohet vetëm dita e parë.

Dita e parë

Mëngjesi: Dy gota ujë të vakët në stomak bosh dhe një smoothie më pas, me selino, mollë, limon dhe xhinxher.

Drekë: Supë krem me bishtaja, lakër dhe xhinxher.

Darka: Lëng perimesh, përzierë me pak vaj ulliri dhe spec të kuq pluhur.

Mes vakte: Lëng portokalli, smoothie me fruta të freskëta.

Dita e dytë

Mëngjesi: Dy gota ujë të vakët, smoothie me fruta të freskëta.

Drekë: Supë me qiqra dhe dy galetë me shumë drithëra.

Darkë: Supë krem me finok.

Mes vaktet: Fara kungulli, çaj jeshil, limon dhe xhinxher.

Dita e tretë

Mëngjesi: Dy gota ujë të vakët, një smoothie i verdhë me bazë kungulli, molle dhe kanelle, dy feta bukë me drithëra me një lugë të vogël gjalpi.

Dreka: Supe perimesh të ziera.

Darkë: Supë perimesh, me kuinoa dhe qiqra.

Mes vaktet: Një tas energjik me bazë karota, me lëng limoni, bajame dhe lëng portokalli.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: