Dëshira e madhe për të pasur Kombëtare, Shqipëria turpërohet 14-0 në Serbi nga Irlanda

Dëshira e madhe për të pasur Kombëtare, Shqipëria turpërohet 14-0 në Serbi nga Irlanda
A mund të ndodhë që në futboll të mblidhen papritur në stërvitje disa të rinj të pasionuar pas sportit me qëllim që Shqipëria të formojnë një ekip e të përfaqësohet në aktivitetet ndërkombëtare, madje zyrtare. Kështu ka ndodhur, me Kombëtaren U-17 të futbollit të femrave, ndërsa si pasojë rezultati i parë dhe paraqitja ishin vërtet të turpshme për ngjyrat kuqezi.

Kombëtarja e Shqipërisë e Futbollit të Fermave, e sapo është krijuar ose në takimin e parë zyrtar, është shkatërruar me rezultatin e thellë, 14:0 nga Republika e Irlandës. Madje ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian të Femrave U-17, organizuar nga UEFA, është zhvilluar në Serbi. Aty ku vajzat kuqezi i pret ndeshja e radhës me U-17 të Serbisë.

Ndaj Irlandës, Shqipëria nuk shkoi asnjëherë në portën e kundërshtarit dhe u detyrua ta nxjerrë plot 14 herë topin nga rrjeta.

Emily Kraft shënoi paraqitjen e saj të parë të skuadrës irlandeze me katër gola, ndërsa Emily Whelan shënoi tre gola. Eabha O'Mahoney, Jessica Ziu dhe Katelyn Keogh shënuan nga dy gola dhe Mia Dodd, ishte e vetmja që realizoi vetëm një gol.

Irlanda aktualisht është në krye të Grupit 7, pas një ndeshjeje, me këtë golavarazh që shpreson të mos thyhet nga rivalet e saj, teksa ende nuk kanë luajtur me Shqipërinë. Vajzat kuqezi do të ndeshen me Serbinë më 25 tetor, pas kësaj humbjeje.

Kombëtarja U-17 e femrave drejtohet nga trajneri Nevil Dede, i cili për faqen zyrtare te FSHF u shpreh: “Kemi vlerësuar maksimalisht tre sfidat e këtij grupi eliminator. Skuadra gjatë këtyre ditëve është fokusuar tek puna taktike dhe shpreh optimizmin tim për një paraqitje pozitive të këtij turneu.”

 

Ndeshjet e Shqipërisë:

Sot

R.Irlandës –Shqipëri 14:0

25 tetor

Serbi-Shqipëri

28 tetor

Shqipëri-Uells

Lista me vajzat e grumbulluara kuqezi, në turneun e Serbisë:

Shpërndajeni me miqtë tuaj: