Deputeti: Ky vend drejtohet nga “xhuxhat”, “borëbardhi”, “filozofët” e krimit që nga “Aristoteli” e deri “Niçja”

Deputeti: Ky vend drejtohet nga “xhuxhat”, “borëbardhi”, “filozofët” e krimit që nga “Aristoteli” e deri “Niçja”
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, reagon pas deklaratave të bëra mbrëmë në një emision televiziv nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, duke deklaruar se ky vend drejtohet nga “xhuxhat”, “borëbardhi”, “filozofët” e krimit që nga “Aristoteli” e deri “Niçja” dreqi dhe i biri.

Në një mesazh në rrjetin social, Boçi shkruan: “...Kur shan e hakërrehet dhe “xhuxhi” për vota, vajmedet (shprehje e preferuar e “kallamit” kjo) kush ka pushtet në Shqipëri e në dorë të kujt ka rënë ky vend!?

Krahasuar me këtë, Rrajës edhe sikur i shkonte disi cublliku, se helbete i ri në moshë dhe ndonjë fishek në ajër e ka qit për zgjedhje.

Po ky “duarakullorja”, nuk ka as moshë e as...gjëra të tjera, përpos parave e krimit.

Kjo e bën t’i duket vetja cub e i fortë në tani, por të mos e harrojë!

Vetëm përkohësisht...

Pastaj ky “duarakullorja”, që i del vetja në pasqyrë supermen, gjithë jetën politike me duart e të tjerëve i ka nxjerrë gështenjat nga zjarri.

Ç’ne që hipën përpjetë?!

Ehhh ç’u bë ky vend?!

Dëgjon çdo ditë e drejtohet nga “xhuxhat”, “borëbardhi”, nga “filozofët” e krimit që nga “Aristoteli” e deri “Niçja”, nga dreqi e i biri!

Por, “xhuxh”, mos mendo se votën do e lejmë në dorën tënde e as të “borëbardhit” tënd, në fakt “borëziut”!

Lukunisë së “xhuxhave” me “borëbardhin”, i ka ardhur fundi!”

/l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: